Ballina Sport VIDEO/ E diel perfekte për Gentian Selmanin, Zeka gjen golin e parë...

VIDEO/ E diel perfekte për Gentian Selmanin, Zeka gjen golin e parë austriak

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Gentian Selmani u transferua nga Menemespor te Boluspor në merkaton e janarit. Portieri shqiptar vazhdon të dhurojë performanca pozitive tek ekipi i ri, teksa sot ka zhvilluar një ndeshje fantastike përballë Ankaraspor.

Boluspo fitoi 1-2, sukses në të cilin kontribuoi 23-vjeçari me disa pritje shumë të mira. Selmani është votuar me notën 9.1, një vlerësim tepër i lartë. Fitorja e sotme e ka ngjitur Boluspor në vendin e 12-të të divizionit të dytë turk.

Agim Zeka gjen golin e parë me Austria Vienna, ekip në të cilin u transferua në muajin janar. Sulmuesi 22-vjeçar u fut në fushë në minutën e 58-të në takimin që Austria humbi në shtëpi 3-5 kundër Wolfsberger.

Lojtari i lindur në Gjermani gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 78-të, por skuadra mike realizoi një tjetër gol në minutat e fundit dhe siguroi tre pikët pas triumfit 3-5. /abcnews.al

The post VIDEO/ E diel perfekte për Gentian Selmanin, Zeka gjen golin e parë austriak appeared first on Abc News.

---- ----
-----