Ballina Sport VIDEO/ Dy “krisma” për katër minuta, Liverpool shuan shpresat e Leipzig

VIDEO/ Dy “krisma” për katër minuta, Liverpool shuan shpresat e Leipzig

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Zhbllokohet edhe sfida Liverpool-Leipzig. Kampionët e Anglisë kanë fituar 0-2 takimin e parë dhe janë me një këmbë në çerekfinalet e Champions League.

Pjesa e parë e përballjes që po luhet në “Puskas Arena” të Budapestit, nuk dhuroi gola, teksa Momo Salah ka kaluar në avantazh ekipin e Jurgen Klopp në minutën e 70-të.

Pasi mori një asist nga portugezi Diego Jota, ylli egjiptian kreu një driblim të bukur ndaj Dayot Upamecanos dhe dërgoi topin në rrjetë falë një goditje të zgjuar.

Goli çliroi “The Reds”, të cilët dyfishuan rezultatin katër minuta më vonë. Divock Origi dhuroi një top të bukur në zonën gjermane dhe Sadio Mane nuk e pati të vështirë ta dërgojë në rrjetë. /abcnews.al

The post VIDEO/ Dy “krisma” për katër minuta, Liverpool shuan shpresat e Leipzig appeared first on Abc News.

---- ----
-----