Ballina Lajme Bota/Rajoni VIDEO/ Donald Trump nuk i jep dorën Nancy Pelosit, ajo i gris...

VIDEO/ Donald Trump nuk i jep dorën Nancy Pelosit, ajo i gris fjalimin

110
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Presidenti amerikan Donald Trump u shfaq sfidues përballë demokratëve që kërkojnë shkarkimin e tij. Në fjalimin e vet të përvitshëm drejtuar kombit, Trump tregoi planet për të qëndruar në krye të administratës amerikane edhe për katër vite të tjera.

Edhe pse nuk iu përvesh hapur rivalëve politike që kërkuan të hiqnin nga posti, sjellja e tij ishte përbuzëse. Shefi i Shtëpisë së Bardhë nuk ia dha dorën kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi edhe pse ajo e zgjati të sajën.

----

Atëherë Pelosi, me vone, në mënyrë demonstrative e grisi kopjen e fjalimit që ai i kishte dorëzuar. E pyetur  nga gazetarët mbi domethënien e gjestit të saj, demokratja veterane u përgjigj se duke parë alternativat, kjo ishte gjëja e duhur për tu bërë.

Trump foli gjatë në fjalim për qeverisjen e vet, ndërsa kujtoi se nën drejtimin e tij “Amerika e mrekullueshme është rikthyer”.

----- ----