Ballina Sport VIDEO/ Dominim kuqezi, Shqipëria fiton ndaj Kazakistanit

VIDEO/ Dominim kuqezi, Shqipëria fiton ndaj Kazakistanit

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kanë përfunduar 90- minutat e ndeshjes Shqipëri-Kazakistan, që u zhvillua në “Air Albania”.

Një fitore plotësisht e merituar për Shqipërinë që bën një takim fantasik nga minuta e parë deri në vërshëllimën e fundit, duke mos e diskutuar për asnjë moment marrjen e tre pikëve.

----

Që në pjesën e parë u vu re dominimi kuqezi ku arriti që të shënojë dy herë me Cikalleshin dhe Ismajin.

Edhe pse miqtë befasuan me një gol spektakolar nga mesi i fushës, në pjesën e dytë ishin sërish djemtë e Edi Rejës që kishin në kontrroll takimin.

Golin e tretë për Shqipërinë e shënoi Rei Manaj që u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11- metërshit, që u fitua nga Amir Abrashi.

Një sukses që e ngjit Shqipërinë në vendin e dytë me 8 pikë të grumbulluara.

Ndeshja e radhës do jetë të mërkurën kundër Bjellorusisë po në “Air Albania”, ku do synohet fitorja. (TemA)

 

 

----- ----