Ballina Sport VIDEO/ Derbi në merkato, adoleshenti austriak çmend Bayern dhe Dortmund

VIDEO/ Derbi në merkato, adoleshenti austriak çmend Bayern dhe Dortmund

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Yusuf Demir është vetëm 17 vjeç, luan si mesfushor ofensiv dhe është pjesë e Rapid Vienna. Pavarësisht moshës së re, adoleshenti i talentuar është kthyer në titullar fiks të ekipit të tij (6 gola këtë sezon) dhe numëron 3 ndeshje me Austrinë U21.

Interesimi për shërbimet e lojtarit është i madh. Manchester United, Manchester City dhe Barcelona po e monitorojnë, teksa ka interesim të madh edhe nga Bundesliga. ESPN raporton se Bayern Munchen dhe Dortmund i kanë kërkuar Rapidit informacion mbi Demir.

Ky i fundit cilësohet si e ardhmja e futbollit austriak. Lojtari ofensiv (luan mirë edhe në krahët e sulmit) ka kontratë me Rapid Vienna deri në verën e vitit 2022, teksa kartoni i tij vlerësohet rreth 10-15 milion euro. /abcnews.al

The post VIDEO/ Derbi në merkato, adoleshenti austriak çmend Bayern dhe Dortmund appeared first on Abc News.

---- ----
-----