Ballina Sport VIDEO/ Daja: Si ka mundësi nuk gabohet në favorin tonë?! Askush s’na...

VIDEO/ Daja: Si ka mundësi nuk gabohet në favorin tonë?! Askush s’na shihte si pretendent

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Ilir Daja, trajneri i Partizanit, pas barazimit të skuadrës së tij në Elbasan me Teutën, foli në emisionin “Gol pas Gol” në Supersport. Kreu i pankinës së “demave të kuq”, fillimisht  foli për golin e anuluar të Partizanit, shënuar nga Bitri.

“Të gjithë gabojnë, por pyetja që ngre unë është si nuk ishte një herë në favorin tonë. Nuk dua të merrem me ta, pasi ka shumë specialistë në FSHF që i shohin nga 30 herë dhe u japin të drejtë arbitrave. Më mirë nuk po merrem dhe po fokusohem tek ajo që ndodhi”.

“Bëmë një pjesë të parë të mirë. Ndjemë presionin nga Teuta në disa raste, prej lodhjes në Kupë. Kishim luajtur 120 minuta. Prishëm ekuilibrat në mesfushë, pasi Bardhi e Murataj shkuan në linjat anësore. Ekipi prodhoi shumë, pavarësisht lodhjes. Edhe pse kemi një gol të mohuar, sicc thoni ju në studio, jemi në rrugën e duhur”.

“Nuk është vetëm pasimi i fundit problem, ai ka nevojë më shumë për mbështetje. Duke parë mesfushorët që zhvendosen në krahë, mungon mbështetja ndaj atyre që duhet të japin pasin e fundit. Nëse Bardhi dhe Murataj do shtyjnë më shumë në zonën e golit, edhe pasi i fundit do të jetë më i mirë”.

“Diferencën e kemi bërë, pasi në fillim askush nuk e mendonte Partizanin pretendent prej probleme që kishim. Kemi qenë gjithmonë lart, edhe tani jemi po aty dhe jemi një nga ekipet që do luftojë për trofeun. Me Teutën kemi 3 barazime, kemi nga një humbje me Laçin dhe Vllazninë. Bilanci me to mund të përmirësohet, me shkodranët kemi edhe dy ndeshje”.

“Jam i kënaqur nga djemtë. Kemi dy javë për të rikuperuar energjitë. Ferhan Hasani dhe Stenio Junior mund të jenë në një formë më të mirë dhe mund të shtojnë potencialin sulmues. Kemi marrë atë që kemi miratuar deri tani, edhe pse disa episode nuk kanë qenë në favorin tonë”.  /abcnews.al

The post VIDEO/ Daja: Si ka mundësi nuk gabohet në favorin tonë?! Askush s’na shihte si pretendent appeared first on Abc News.

---- ----
-----