Ballina Sport VIDEO/ Bylisi përmbys Vllazninë në “Loro Boriçi”, Apolonia frenon Kukësin

VIDEO/ Bylisi përmbys Vllazninë në “Loro Boriçi”, Apolonia frenon Kukësin

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Mbyllen dy duelet e orës 13:00 të Kategorisë Superiore. Vllaznia humbi 1-2 takimin shtëpiak kundër Bylisit, teksa Kukësi-Apolonia përfundoi në barazim 1-1.

Kuqeblutë e Brdaric kanë harruar të fitojnë. Ndaj Bylisit ishte ndeshja e pestë pa fitore dhe ekipi shkodran pritet të humbasë kreun e renditjes pas një kohe të gjatë. Vendasit e nisën mirë ndeshjen.

Haris Dilaver kaloi Vllazninë në avantazh në minutën e 14-të, por ekipi ballshiot nuk u dorëzua dhe siguroi tre pikë të rëndësishme për objektivin mbijetesë falë rrjetave të Renato Spahiut dhe Anthony Beji në çerek orëshin e fundit.

Kukësi vazhdon të shfaqë probleme. Ekipi verilindor nuk ia doli të thyejë Apoloninë, sfidë ku mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 42-të. Altin Bytyçi gaboi në një pasim dhe kreu faull ndaj Mario Gjatës.

Karton i kuq për mbrojtësin e ekipit verilindor, që ia doli të kalojë në avantazh gjashtë minuta më vonë. Agim Ibraimi ktheu në gol një penallti të fituar dhe Kukësi në avantazh. Skuadra fierake reagoi në pjesën e dytë dhe evitoi humbjen katër minuta nga fundi.

Mario Gjata gjeti rrjetën, duke i dhuruar një pikë të mirë Apolonisë, që regjistroi barazimin e katërt radhazi. Gara për mbijetesën vazhdon, teksa Kukësi i Josës nuk fiton prej 5 ndeshjesh. /abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 24
Vllaznia-Bylis 1-2
(Dilaver 14′ / Spahiu 75′, Beji (pen) 90+3′)
Kukësi-Apolonia 1-1
(Ibraimi (pen) 45+3′ / Gjata 86′)

86′ Barazohet takimi në “Elbasan Arena”. Omeri goditi traversën dhe Mario Gjata përfitoi nga topi i rikthyer, duke e dërguar në rrjetën e Kukësit.

75′ Bylisi gjen golin e barazimit në Shkodër. Renato Spahiu përfitoi nga një rrëmujë në zonën e kuqebluve dhe gjeti rrjetën.

45+3′ Kukësi në avantazh, edhe pse me një lojtar më pak. Peposhi fitoi një penallti në minutat shtesë dhe Agim Ibraimi e dërgoo topin në rrjetë.

42′ Kukësi mbetet me dhjetë lojtarë. Mbrojtësi i skuadrën verilindore, Altin Bytyçi gaboi duke rikthyer një top pas, teksa menjëherë kreu një faull në hyrje të zonës së tij. Karton i kuq për 20-vjeçarin.

14′ Zhbllokohet ndeshja në “Loro Boriçi”. Ekipi shkodran ka kaluar në avantazh falë golit të Haris Dilaver. Sulmuesi boshnjak shfrytëzoi një kros nga e majta dhe e devijoi topin drejt portës kundërshtare.

The post VIDEO/ Bylisi përmbys Vllazninë në “Loro Boriçi”, Apolonia frenon Kukësin appeared first on Abc News.

---- ----
-----