
Armando Broja vazhdon të tregojë se është një lojtar i një niveli të lartë. Nëse në kombëtare ai nuk arriti të gjejë rrjetën në disa raste të pastra, ndryshe bën me Viteshen.
Sulmuesi ka gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen e stome ndaj Den Hag. Broja e nis ndeshjen si titullar dhe ka arritur t’i shpërblejë gjithçka trajnerit, duke gjetur golin e avantazhit në minutën e 32-të.
Broja është gjendur në vendin e duhur, duke goditur saktë pas një kthimi të topit nga ana e portierit të Den Hag.
Broja ka fituar duelin me dy mbrojtës kundërshtar dhe ka goditur saktë. Sulmuesi u huazua merkaton, që sapo u mbyll te Viteshe nga Çelsi dhe duket se ky ka qenë vendimi i duhur, pasi Broja po tregon një nivel shumë të lartë.
Ky ishte goli i dytë i tij në katër ndeshje në kampionat, teksa ka gjetur rrjetën edhe më parë në miqësoret parasezonale.
Një sinjal i qartë i talentit 19-vjeçar, që tregon se mungesa e golit në kombëtare është vetëm momentale dhe tregon se është gati të marrë përgjegjësi në formacionin e Edi Rejës te kuqezinjtë.