Ballina Sport VIDEO/ Boca Juniors-River Plate, çmenduri në minutën e fundit të derbit

VIDEO/ Boca Juniors-River Plate, çmenduri në minutën e fundit të derbit

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Boca Juniors-River Plate është një nga derbet më të zjarrta në botë. Dy skuadrat më të forta të Argjentinës u përballën mes tyre mbrëmjen e kaluar në mitikun “Bombonera”, sfidë që përfundoi në barazim 1-1.

Sebastian Villa Cano ktheu në gol një penallti në minutat e fundit të pjesës së parë dhe kaloi “Xenezies” në avantazh, por ekipi i Gallardos gjeti golin e barazimit në mesin e pjesës së dytë me anë të Agustin Palavecino.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SportsCenter ESPN (@scespn)

Kartonët e kuq nuk munguan dhe të dy skuadrat e mbyllën takimin me nga dhjetë lojtarë. River pati një shans të artë për të fituar takimin në minutën e fundit. Boca desh shkaktoi autogol, por fati ishte me kampionët në fuqi.

Topi kaloi mbi portierin vendas, por mori një trajektore të çuditshme dhe nuk përfundoi në rrjetë. Një lojtar i River goditi shtyllën nga fare pak metra larg portës, duke humbur një mundësi të jashtëzakonshme. /abcnews.al

The post VIDEO/ Boca Juniors-River Plate, çmenduri në minutën e fundit të derbit appeared first on Abc News.

---- ----
-----