Ballina Sport VIDEO/ Besart Berisha “makineri” golash, thellon rekordin në Australi

VIDEO/ Besart Berisha “makineri” golash, thellon rekordin në Australi

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Besart Berisha vazhdon të thellojë rekordin e golave në A-League. Sulmuesi shqiptar sot ka shënuar golin numër 142, në një ndeshje që Western United po luan në transfertë kundër Wellington Phoenix.

Berisha, i cili më parë ka qenë pjesë e Brisbane Roar dhe Melbourne Victory, ka realizuar me penallti pas 32 minutash lojë. Në fundin e pjesës së parë skuadra vendase barazoi.

Ky është goli i shtatë sezonal për sulmuesin shqiptar, i cili vjet ishte shumë pranë fitimit të “Këpucës së Artë” me 19 gola të shënuar. /abcnews.al

The post VIDEO/ Besart Berisha “makineri” golash, thellon rekordin në Australi appeared first on Abc News.

---- ----
-----