Ballina Showbiz VIDEO/ Bebe Rexha përlotet nga surpriza e këndshme e fansave

VIDEO/ Bebe Rexha përlotet nga surpriza e këndshme e fansave

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Ndërsa kanë mbetur vetëm pak ditë nga publikimi i albumi më të ri me titull “Better Mistakes”, Bebe Rexha është përlotur nga një surprizë e këndshme nga fansat e saj. Ata i kanë dërguar në shtëpi një buqetë me trëndafila të kuq dhe një shënim, që e ka prekur shumë këngëtaren shqiptare.

“Kjo më bëri për të qarë. Është nga fansat e mi, jeni shumë të mirë. Thuhet: ‘Urime për albumin e dytë. Jemi shumë krenarë për ty. Do të kemi për gjithë jetën.’ Kam fansat më të mirë në botë. Kjo është shumë e ëmbël. Faleminderit. Ju dua shumë”, shprehet Bebe.

 

Kujtojmë që projekti më i fundit i këngëtares shqiptare është “Die for a man” ndërkohë që ka paralajmëruar dhe një tjetër duet me artistin e njohur amerikan Ty Dolla Sign. /abcnews.al

 

The post VIDEO/ Bebe Rexha përlotet nga surpriza e këndshme e fansave appeared first on Abc News.

---- ----
-----