Ballina Sport VIDEO/ Bayerni reagon pas dy gafave, Chelsea ndëshkon Porton

VIDEO/ Bayerni reagon pas dy gafave, Chelsea ndëshkon Porton

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Vijnë golat e parë në Bayern Munchen-PSG. Skuadra e Flick po përballet në Bavari kundër PSG-së, duke përsëritur finalen e sezonit të kaluar, që u fitua 1-0 nga kampionët e Gjermanisë.

Vendasit e nisën në sulm dhe goditën traversën me anë të Choupo-Moting në minutën e tretë. Në aksionin pasardhës, PSG gjeti golin e avantazhit falë rrjetës së Kylian Mbappe.

Kundërsulm i shpejtë i ekipit të Pochettinos, asist i Neymar dhe goditje e sulmuesit francez, i cili gjeti të papërgatitur dhe kapitenin Manuel Neuer.

25 minuta më vonë, PSG realizoi edhe golin e dytë. Sërish asist i Neymar, vendosje katastrofike e mbrojtjes vendase dhe finalizim i thjeshtë për brazilianin Marquinhos.

Bayerni reagoi dhe ia doli të rihapë ndeshjen në minutën e 37-të. Kros i Pavard nga krahu i djathtë dhe finalizim i bukur me kokë i Choupo-Moting, i cili zëvendëson në majë të sulmit Lewandowskin e dëmtuar.

Është zhbllokuar edhe ndeshja tjetër e mbrëmjes, ajo mes Portos dhe Chelsea. Anglezët e Tuchel kaluan në avantazh pas gjysmë ore lojë. Autori i golit ishte Mason Mount, i cili realizoi falë një diagonale të saktë. /abcnews.al

The post VIDEO/ Bayerni reagon pas dy gafave, Chelsea ndëshkon Porton appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----