Ballina Sport VIDEO/ Bayerni kursehet ndaj Lazios, Chelsea triumfon sërish me Atleticon

VIDEO/ Bayerni kursehet ndaj Lazios, Chelsea triumfon sërish me Atleticon

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Bayern Munchen dhe Chelsea janë dy skuadrat e radhës që u kualifikuan në çerekfinalet e Champions League. Kampionët në fuqi kishin fituar 1-4 në “Olimpico” përballë Lazios, teksa sonte fituan sërish, kësaj radhe me rezultatin 2-1.

Vedat Muriqi mori një fanellë titullari nga trajneri Inzaghi dhe në minutën e 33-të shkaktoi një penallti ndaj Leon Goretzkas. Robert Lewandowski nuk gaboi nga pika e bardhë dhe Bayerni në avantazh.

Në pjesën e dytë erdhën golat e Choupo-Mouting (dy minuta pasi u fut në fushë) dhe Marco Parolos për ekipin italian. Chelsea e mundi për herë të dytë Atletico Madrid. Ekipi i Tuchel triumfoi 2-0 falë golave të Hakim Ziyech dhe Emerson Palmieri.

Marokeni finalizoi një kundërsulm perfekt të “Bluve të Londrës” në minutën e 34-t dhe dërgoi topin në rrjetë pasi mori një asist nga Timo Werner. Ndeshja ishte tepër e luftuar, por vendasit u shfaqën solidë në prapavijë.

 

Stevan Savic u ndëshkua me të kuq (82′) dhe la Atleticon me dhjetë lojtarë. Chelsea përfitoi dhe goditi sërish në minutat shtesë, duke shënuar golin e dytë me anë të mbrojtësit të kombëtares italiane. /abcnews.al

The post VIDEO/ Bayerni kursehet ndaj Lazios, Chelsea triumfon sërish me Atleticon appeared first on Abc News.

---- ----
-----