Ballina Sport VIDEO/ Barazim spektakolar mes Everton dhe Tottenham, super Sigurdsson-Kane

VIDEO/ Barazim spektakolar mes Everton dhe Tottenham, super Sigurdsson-Kane

6
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Mbyllet në barazim 2-2 dueli Everton-Tottenham, një rezultat që nuk gëzon asnjë nga skuadrat. Harry Kane kaloi në avantazh ekipin e Jose Mourinhos në minutën e 27-të, ndërsa katër minuta më vonë erdhi goli i barazimit nga skuadra vendase.

Islandezi Gylfi Sigurdsson nuk gaboi nga pika e bardhë dhe dy ekipet shkuan në pushim me këtë rezultat. Të dy lojtarët gjetën rrugën e rrjetës edhe në fraksionin e dytë të sfidës.

Sigurdsson kaloi skuadrën e Carlo Ancelottit në avantazh pas një ore lojë, por kapiteni i Spurs riktheu baraspeshën shtatë minuta më vonë. Të dy golat ishin shumë të bukur.

Përfundimisht 2-2 dhe asnjë fitues mes Ancelottit dhe Mourinhos. Barazim i sotëm e mban Tottenham në vend të shtatë me 50 pikë, ndërsa Evertoni numëron një pikë më pak. /abcnews.al

The post VIDEO/ Barazim spektakolar mes Everton dhe Tottenham, super Sigurdsson-Kane appeared first on Abc News.

---- ----
-----