Ballina Lajme Bota/Rajoni VIDEO/ Banda e armatosur terrorizon banorët e një qyteti brazilian, më pas…....

VIDEO/ Banda e armatosur terrorizon banorët e një qyteti brazilian, më pas…. grabisin bankën

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Dhjetëra persona të armatosur kanë marrë nën kontroll mbrëmë qytetin Krisium në jug të Brazilit, ku më pas iu mësynë një banke.

Videon të cilën e kanë filmuar banorët lokalë, tregon kriminelët me kapele dhe të veshur me të zeza duke ecur rrugëve të Krisium në qytetit brazilian Santa Katarina, dhe mbajtur peng shumë civilë.

----

Raportohet se janë dëgjuar të shtënat në tërë qytetin me rreth 220 mijë banorë. E të paktën ishin 30 persona të armatosur me 10 vetura, ka bërë të ditur drejtori i departamentit për vjedhje dhe rrëmbime, Anselmo Crus.

Ata kishin bllokuar rrugët që çonin jashtë dhe brenda qytetit, me qëllim që të parandalojnë ardhjen e shpejtë të përforcimeve nga ana e policisë.

“Ka qenë një aksion i pa precedent në këtë qytet. Kurrë diçka e përmasave të tilla të dhunës nuk ka ndodhur më parë”, ka shtuar Crus.

Aksioni ka filluar pas mesnatës dhe ka zgjatur për rreth dy orë.

----- ----