Ballina Sport VIDEO/ Atletico mund Sociedadin, djemtë e Simeone drejt titullit kampion

VIDEO/ Atletico mund Sociedadin, djemtë e Simeone drejt titullit kampion

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Atletico Madrid arriti sot një fitore me shumë vlerë ndaj Real Sociedad me shifrat 2-1 dhe bëri një hap të madh drejt rrugës për të fituar titullin kampion.

Në minutën e 16 Carrasco arriti të shënojë dhe të kalojë Atleticon në avantazh. 12 minuta më vonë ishte argjentinasi Angel Correa, që dyfishoi shifrat dhe shënoi golin e sigurisë. Real Sociedad shënoi për 2-1 në minutën e 83, por pa arritur të shënojë edhe një tjetër gol, që do i jepte 1 pikë.

Me këtë triumf Atletico mban vendin e parë me 80 pikë, 4 më shumë se Barcelona dhe 5 më shumë se Real Madrid (1 ndeshje më pak), duke qenë shumë më pranë titullit kampion. Kanë mbetur edhe 2 ndeshje që La Liga të mbyllë qepenët. /abcnews.al

The post VIDEO/ Atletico mund Sociedadin, djemtë e Simeone drejt titullit kampion appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----