Ballina Sport VIDEO/ Atalanta “fluturon” me Pasalic-Muriel, Spezia e Ismajlit nuk reziston dot

VIDEO/ Atalanta “fluturon” me Pasalic-Muriel, Spezia e Ismajlit nuk reziston dot

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Atalanta mposht 3-1 Spezian dhe futet në zonën Champions League dhe shpreson që Roma të ndalet në sfidën e radhës. Skuadra e drejtuar nga Gasperini e zgjidhi ndeshjen në fillim të pjesës së dytë, pasi në 45 minutat e para nuk pati gol.

Në fushë ishin edhe dy lojtarët e kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli. Mbrojtësi i Atalanta luajti 55 minuta, pasi duhet të pushonte në prag të duelit të Champions League kundër Real Madrid.

Pasalic ishte në një formë të mirë sonte, pasi realizoi dy prej golave të Atalantës. Protagonist ishte edhe Luis Muriel, me një gol mjaft të bukur. Për Spezian shënoi në fund Piccoli, një gol që vlejti për statistika, pasi Atalanta mori pikët e plota. /abcnews.al

ATALANTA-SPEZIA 3-1
Shënues: Pasalic 54’, 73’, Muriel 55’ / Piccoli 82’

The post VIDEO/ Atalanta “fluturon” me Pasalic-Muriel, Spezia e Ismajlit nuk reziston dot appeared first on Abc News.

---- ----
-----