Ballina Sport VIDEO/ Atalanta fiton dhe merr vendin e katërt, Atleticon e ndal Real...

VIDEO/ Atalanta fiton dhe merr vendin e katërt, Atleticon e ndal Real Betis

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Atalanta ka arritur të fitojë sonte ndaj Fiorentinës për javën e 30 të Serie A dhe të rimarrë vendin e katërt, që të çon në Championsin e sezonit të ardhshëm.

Ishte një ndeshje e vështirë për skuadrën e Gasperinit. Në pjesën e parë Zapata shënoi dopietë, por në të dytën Fiorentina u kthye në lojë dhe barazoi me dopietën e Vlahovic.

Gjithsesi Atalanta e gjeti edhe një herë rrjetën, këtë herë me Josip Ilicic në minutën e 70. Ndërkohë, në Spanjë Atletico Madrid bën hapin e radhës fals dhe hap totalisht garën për titull.

Madrilenët i ndali Real Betis në një barazim 1-1. Carrasco shënoi për Atletico Madrid në minutën e 5, ndërsa Betis barazoi me Tello. Skuadra e Simeone renditet e parra me 1 pikë më shumë se Reali ndjekës. /abcnews.al

The post VIDEO/ Atalanta fiton dhe merr vendin e katërt, Atleticon e ndal Real Betis appeared first on Abc News.

---- ----
-----