Ballina Sport VIDEO/ Arsenali dhe Roma në çerekfinale, Tottenham në shtesa

VIDEO/ Arsenali dhe Roma në çerekfinale, Tottenham në shtesa

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Arsenali dhe Roma në çerekfinale, sikurse edhe spanjollët e Granada. “Topçinjtë” u mposhtën në shtëpi nga Olympiacos me rezultatin 0-1. Golin e vetëm e shënoi El Arabi, në fillim të pjesës së dytë. Gjithsesi skuadra e Arteta kaloi më tej, pasi kishte fituar 3-1 në Greqi.

Roma është kualifikuar me dy fitore. Skuadra e Marash Kumbullës ia doli të triumfonte edhe në Ukrainë me Shakhtar Donetsk. Italianët iu falën Borja Mayoral, autor i dy golave në një ndeshje që përfundoi me shifrat 1-2.

Edhe Granada marshon në Europa League, pasi është kualifikuar në çerekfinale. Spanjollët u mposhtën nga Molde në ndeshjen e dytë, por kishin fituar 2-0 në duelin e parë në shtëpi. Sonte në Norvegji takimi u mbyll 2-1 në favor të Molde.

Në shtesë ka shkuar Dinamo Zagreb-Tottenham, pasi kroatët e mbyllën kohën e rregullt me epërsinë 2-0 falë golave të Orsic.

EUROPA LEAGUE – 1/8 E FINALEVE
E enjte, më 18 mars, ora 18:55

Arsenal-Olympiacos 0-1 (3-1)
Shënues:
El Arabi 51’
D. Zagreb-Tottenham 1-0 (0-2)
Shënues:
Orsic 62’
Molde-Granada 2-1 (0-2)
Shënues:
Vallajo (aut.) 29’, Hestad (pen.) 89’ / Soldado 72’
Shakhtar Donetsk-Roma 1-2 (0-3)
Shënues:
Moraes 59’ / Mayoral 49’, 72’

The post VIDEO/ Arsenali dhe Roma në çerekfinale, Tottenham në shtesa appeared first on Abc News.

---- ----
-----