Ballina Lajme Bota/Rajoni VIDEO: Ambasadori kinez shkel me këmbë dhjetëra njerëz, pamjet që kanë tronditur...

VIDEO: Ambasadori kinez shkel me këmbë dhjetëra njerëz, pamjet që kanë tronditur botën

86
SHPËRNDAJE

DailyMail ditën e sotme ka publikuar disa foto dhe video shokese, ku shfaqet ambasadori kinez duke ecur mbi kurrizin e njerëzve në ishullin Paqësor, Kribati.

Këto pamje janë bërë  virale në rrjetet sociale duke ngjallur një debat të nxehtë në rrjet për gjestin e pashpirt që ka bërë ambasadori.

Gjithashtu këto fotografi u publikuan nganjë diplomat i lartë amerikan, i cili e cilësoi këtë akt si një sjellje të papranueshme.

Sa i takon kësaj çështje ka reaguar edhe Pekini zyrtar ku ndër të tjera hodhi poshtë kritikat e ngritura ndaj kësaj ngjarje.

Ndërkohë sipas Ministres së Punëve të Jashtme në Kinë, ambasadori që shfaqet në foto, i identifikuar si Tang Songgen, po merrte pjesë në një ceremoni tradicionale të mirëseardhjes dhe ky veprim që ai ka bërë është pjesë e ritit, duke u shpejguar se nuk është dhunë ose diskriminim ndaj qytetarëve.

-----