Ballina Lajme nacionale VIDEO-3D e tmerrit, si u futën grabitësit në shtëpi, varën qenin dhe...

VIDEO-3D e tmerrit, si u futën grabitësit në shtëpi, varën qenin dhe mbytën gruan në sy të foshnjës

23
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Autoritetet greke ende nuk kanë zbuluar dhe arrestuar autorët e vrasjes së 20-vjeçares në Glyka Nera të Athinës përpara syve të foshnjës, teksa burrin ia lidhën për ta neutralizuar.

Ndërkohë që mediat kanë publikuar një tjetër video 3D që ilustron momentin si u futën grabitësit dhe momentin e mbytjes me duar të 20-vjeçares.

Lista e personave të dyshuar sipas autoriteteve greke është mbi 100, ndërsa nuk përjashtojnë mundësinë që krimin ta ketë kryer një bandë greko-shqiptare, por ende nuk ka asnjë të arrestuar.

Mediat lokale raportojnë se gjatë grabitjes së një jave më parë, ku autorët mbyten me duar nënën pranë foshnjes së saj 11 muajshe, njërit prej tyre i ra maska duke bërë që t’i zbulohej fytyra.

Policia dyshon se një ndër shkaqet që çuan në vrasjen e Karolinës nga grabitësit është pikërisht fakti se ajo i pa fytyrën. Grabitësit menduan se vranë edhe bashkëshortin e saj duke u siguruar që nuk i pa njeri që mund të dëshmonte, raporton abcnews.al.

Ngjarja ka tronditur të gjithë komunitetin për brutalitetin e grabitësve, por edhe faktin se çifti kishte një vajze të vogël, vetëm 11 muajshe, e cila u gjet sipër trupit të nënës së vdekur pasi kishin ikur grabitësit.

Ata morën rreth 10 mijë euro në cash nga shtëpia dhe disa bizhuteri. /abcnews.al

The post VIDEO-3D e tmerrit, si u futën grabitësit në shtëpi, varën qenin dhe mbytën gruan në sy të foshnjës appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----