Ballina Arti VIDEO/ 22 vite nga masakra në Reçak, u vranë nga serbët 45...

VIDEO/ 22 vite nga masakra në Reçak, u vranë nga serbët 45 shqiptarë. Fëmija ngushëllon gjyshin përmes lotëve: S’kem çka me ba o bab

33
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Masakra e Reçakut është një ndër ngjarjet më të dhimbshme gjatë luftës së Kosovës dhe detyroi fuqite e medha dhe vendt demokratike SHBA e BE, qe t’i thonin “mjaft” genocidit serb ne Kosove.

Në orët e para të mëngjesit të datës 15 janar 1999, fshati Reçak u zgjua i rrethuar nga formacionet e policisë speciale, militare dhe paramilitare serbe të shoqëruar edhe me mjete të shumta të motorizuara dhe armatim te rende.

Atë ditë te zeze në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua, shkruajnë mediat kosovare.

Ngjarja u pasqyrua edhe nga mediat ndërkombëtare dhe një nga videot më të dhimbshme është edhe ajo e një fëmije që shpërthen në lot teksa sheh familjarët e tij të vrarë.

“S’kem çka me ba o bab” dëgjohet duke thënë disa herë me dhimbje fëmija, teksa ngushellon te afermin e tij, duke mos permbajtur lotet!.

Atë e shoqëron edhe gjyshi i tij, i cili gjithashtu nuk mund t’i përmbajë dot lotët, teksa shtrengon nipin nga dhimbja!

 

---- ----
----
-----
-----