Ballina Sport VIDEO/ 12 gola në dy ndeshje! Atalanta e Gjimshiti në Champions, feston...

VIDEO/ 12 gola në dy ndeshje! Atalanta e Gjimshiti në Champions, feston Ismajli

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Fitojnë Atalanta dhe Spezia, festojnë Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli. Të dy mbrojtësit e kombëtares shqiptare luajtën si titullarë me ekipet e tyre në ndeshjet e sotme. Atalanta triumfoi 3-4 në Genoa, sukses që sjell kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Ekipi i Gasperinit vijon të tregojë një formë shumë të mirë dhe futboll plot gola. Ekipi mik mbylli llogaritë e ndeshjes që në pjesën e parë. Duvan Zapata, Ruslan Malinkovski dhe Robin Gosens i dhuruan Atalantës avantazhin e trefishtë.

Një gjë e tillë ndikoi që të ulej ritmi në fraksionin e dytë të takimit. Vendasit përfituan dhe shënuan tre gola (Eldor Shomurodov 2x dhe Goran Pandev), ndërsa Mario Pasalic plotësoi “pokerin” e Atalantës me golin e shënuar në minutat e para të pjesës së dytë.

Festë te Spezia, që ia del të qëndrojë në Serie A edhe për sezonin e ardhshëm. Bardhezintë mposhtën 4-1 në fushën e tyre Torinon, ekip që ka pësuar 11 gola në dy ndeshjet e fundit. Ardian Ismajli titullar për vendasit dhe Mërgim Vojvoda nga fillimi në krahun tjetër.

Në fund festoi mbrojtësi i Shqipërisë, i cili ia ka dalë të kthehet në një pikë të fortë të prapavijës së Spezias. Riccardo Saponara, M’Bala Nzola (2x) dhe Martin Erlic ishin autorët e golave për ekipin vendas, ndërsa golin e nderit për Torinon e realizoi Andrea Belotti. /abcnews.al

The post VIDEO/ 12 gola në dy ndeshje! Atalanta e Gjimshiti në Champions, feston Ismajli appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----