Ballina Sport VIDEO/ 11 fitore radhazi, Darmian-Hakimi nderojnë Interin kryesues

VIDEO/ 11 fitore radhazi, Darmian-Hakimi nderojnë Interin kryesues

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Antonio Conte e paralajmëroi ditën e djeshme se ndeshja me Cagliarin do të ishte e vështirë. Ashtu ndodhi, sardë në nevojë për pikë për të siguruar mbijetesën në Serie A, luftuan fort dhe rezistuan 77 minuta.

Interi ia doli të fitonte 1-0 falë golit të Matteo Darmian. Anësori i djathtë mori një asist nga Achraf Hakimi, anësori i krahut të majtë, dhe dërgoi topin në rrjetë 13 minuta përpara fundit të ndeshjes.

Triumfi i 11-të radhazi në kampionat për ekipin e Antonio Contes, që vazhdon të mposhtë çdo kundërshtar. Vendi i parë dhe 74 pikë, teksa diferenca me Milanin ndjekës ka shkuar sërish 11 pikë. /abcnews.al

 

Renditja e Serie A

The post VIDEO/ 11 fitore radhazi, Darmian-Hakimi nderojnë Interin kryesues appeared first on Abc News.

---- ----
-----