Ballina Showbiz Victoria e zhytur në borxhe, David ultimatum: Hiq dorë nga moda

Victoria e zhytur në borxhe, David ultimatum: Hiq dorë nga moda

63
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Çifti i njohur, David dhe Victoria Beckham janë kthyer në qendër të thashethemeve nga mediat angleze, pasi brand-i i kësaj të fundit është zhytur në borxhe që arrijnë shifrën e 63 milionë dollarëve.

Që më herët ajo ka pasur probleme me brandin e saj dhe me ardhjen e pandemisë kriza u thellua për sektorin e modës.

Sipas ‘Daily Mail’, David i ka kërkuar bashkëshortes të heqë dorë nga moda për t’u fokusuar në bizneset e tjera që çifti ka, apo fondacionin e bamirësisë.

Burime pranë tyre kanë treguar për tabloidet britanike se ka pasur konfrontim të fortë mes tyre për këtë çështje, por se si do shkojnë gjërat gjithçka mbetet për t’u parë me kalimin e kohës./abcnews.al

The post Victoria e zhytur në borxhe, David ultimatum: Hiq dorë nga moda appeared first on Abc News.

---- ----
-----