Ballina Receta Vezë me qumësht dhe hithra të njoma – Receta e shpejtë

Vezë me qumësht dhe hithra të njoma – Receta e shpejtë

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Një recetë e lehtë, tipike pranverore me shije fantastike, e cila përgatitet shumë lehtë por të mrekullon me shijen e saj.

Përgatitet në çdo kohë dhe është një recetë e pasur në vlera ushqyese dhe shije gjithashtu.

Shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me gatime të ndryshme shtëpie.

Përbërësit

4 – 5 feta bukë të thekur, të grirë

1 lugë gjelle gjalpë i freskët (I zbutur në temperaturë ambjenti)

400-500 gr hithra të njoma

8 kokrra vezë (të rrahura lehtë)

1 gotë me gjizë të freskët

3 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë

Piper

100 ml qumësht

Përgatitja

Si fillim, parangrohni furrën në temperaturë 180 gradë.

Për përgatitjen e kësaj recete do t’ju duhet një tavë e vogël, të cilën lyejeni me gjalpë dhe lëreni lëreni mënjanë.

Ndërkohë, pastroni mirë hithrat, largojini kërcellat dhe përdorni vetëm gjethet, pasi këto të fundit përgatiten më shpejt. Tufën e prijini përmes një thike po jo shumë hollë.

Vendosini hithrat në një kullorëse makaronash në mënyrë që lëngu i tyre të kullojë.

Grini shumë hollë fetat e thekura të bukës.

Ndërkohë në një tas të madh rrihni lehtë vezët, shtoni aty bukën e thekur të grirë, hithrat, gjizën, vajin e ullirit, qumështin, kripën dhe piperin dhe përzjeini derisa masa të njëtrajtësohet.

Masën e përgatitur vendoseni në tavën e vogël që keni lyer më parë me gjalpë dhe futeni të piqet në furrë për 40-45 minuta.

Pasi të fikni furrën, lëreni tavën të ftohet paksa dhe më pas shërbejeni të ngrohtë.

Kjo tavë, shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me sallata të freskëta të stinës, perime të pjekura, supa të ndryshme por edhe turshi të përgatitura vetë në shtëpi. /Lajmi.net/

---- ----
-----