Ballina Lajme nacionale Vetura të shtrenjta, prona e banesa, kjo është pasuria e Prokurorëve të...

Vetura të shtrenjta, prona e banesa, kjo është pasuria e Prokurorëve të kosovës

32
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Edhe Prokurorët e Prokurorisë së Shtetit kanë bërë deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër korrupsionit.

Shumë prej tyre, nga deklarimet që i kanë bërë në AKK, shihet se janë merak në vetura të shtrenjta, e madje i posedojnë edhe më shumë se dy të tilla, shkruan lajmi.

----

Prokurori Bajram Kryeziu, në Kundër Korrupsion ka deklaruar katër vetura. Tri prej tyre thotë t’i ketë blerë, ndërkaq që një prej tyre e ka deklaruar si dhuratë nga vëllai.

Vlera e tyre sillet nga 3 mijë euro, deri tek më e shtrenjta tip “Mercedes” që kushton hiç më pak se 15 mijë euro.

Kryeziu nuk i ka punët keq as me paga. Përveq që merr mbi 1 mijë e 800 euro pagë si prokuror, edhe katër fëmijët e tij janë në marrëdhënie pune.

Arben Kadriu – Prona, shtëpi e banesa.

Punët hiç më keq nuk i ka as prokurori Arben Kadriu. Në emër të tij janë katër banesa, me sipërfaqe deri në 130 metra katrorë.

Ai në pronësi ka edhe shtatë garazha, vlera e të cilave është llogaritur deri në 35 mijë euro.

Por këtu nuk përfundojnë të mirat material për prokurorin Kadriu. Ai merr katër qira nga lokalet dhe banesat, e shuma e të cilave në muaj arrin gati në 1 mijë e 300 euro.

Përveq kësaj, Kadriu merr edhe pagën e rregullt si prokuror.

Megjithë këto pasuri ai në bankë ka deklaruar vetëm 6 mijë e 300 euro në bankë.

Zenulla Gashi – Veturë të shtrenjtë, prona e objekt.

Prokurori Zenulla Gashi në deklarimin e tij të pasurisë ka lënë të kuptohet se është fanatik i veturave luksoze.

Veturën, tipin e së cilës nuk e ka specifikuar, Gashi e ka blerë për hiç më pak se 27 mijë euro, të cilën e ka blerë me kredi.

Në pronësi të përbashkët ai ka edhe truall, prona e objekt, vlera e të cilave arrin deri në 500 mijë euro.

Ai ka deklaruar edhe mjaft të hyra, ku përveq pagës si prokuror, merr edhe qera mujore, shtesa dhe rimbursim nga shteti gjerman.

----- ----