Ballina Lajme nacionale Vetëvendosje prin bindshëm edhe në Prishtinë

Vetëvendosje prin bindshëm edhe në Prishtinë

20
SHPËRNDAJE

Vetëvendosje po prin edhe në Prishtinë, ja sa vota ka më shumë se LDK.

Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë në këto zgjedhje.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka arritur që të numëroj në Prishtinë 244 vendvotime nga 247 sa kanë qenë gjithsej apo 98.97 për qind e tyre.

Në bazë të këtyre rezultateve Lëvizja Vetëvendosje ka arritur që të mbledh 37 mijë e 229 vota apo 37.15 për qind, shkruan lajmi.net.

Ndërkaq në vendin e dytë është LDK-ja me 32 mijë e 497 vota apo 32.42 për qind.

Në vendin e tretë radhitet PDK-ja me 15 mijë e 456 vota 15.42 për qind.

Në bazë të këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje, ka arritur që të grumbullojë 4 mijë e 732 vota më shumë e LDK-ja.

Theksojmë se këto nuk janë rezultatet përfundimtare, pasi që akoma nuk janë numëruar votat me kusht, postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

-----