Ballina Lajme nacionale Vetëvendosje kundërshton propozimin e Thaçit për mandatarin, kërkon zgjedhje

Vetëvendosje kundërshton propozimin e Thaçit për mandatarin, kërkon zgjedhje

6
SHPËRNDAJE

Lëvizja Vetëvendosje i ka reaguar Hashim Thaçit për mandatarin.

Shemsi Syla nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se janë kundër veprimit të Presidentit Hashim Thaçi, i cili i a dërguar letër kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, për t’i kërkuar që të propozojë mandatarin për krijimin e Qeverisë.

Syla ka thënë se i kanë gati nënshkrimet për ta shpërbërë Kuvendin dhe se ata duan zgjedhje sa më parë të jetë e mundur.

Këto komente Syla i ka bërë në fillim të konferencës së LVV-së, lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes dhe të FSK-së.

-----