Ballina Lajme nacionale Vetëvendosja nuk dorëzohet, nis mbledhjen e firmave për mbajtjen e zgjedhjeve të...

Vetëvendosja nuk dorëzohet, nis mbledhjen e firmave për mbajtjen e zgjedhjeve të reja

45
SHPËRNDAJE

Lëvizja Vetëvendosje e ka vazhduar edhe në sheshin “Nënë Tereza” të Prishtinës peticionin që nisi online në 30 maj me kërkesë të vetme mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Deri më tani, janë mbledhur 46.654 firma.

Lëvizja e Albin Kurtit vlerëson se zgjedhjet janë i vetmi legjitimet për qeverisjen e re. Fillimisht, peticioni ishte organizuar vetëm online por me zbutjen e masave kundër COVID-19, nga sot kjo do të bëhet edhe në mënyrë fizike. Ashtu si në Prishtinë, peticioni i Lëvizjes Vetëvendosje do të mund të nënshkruhet në të gjitha sheshet kryesore të komunave të Kosovës.

Qeveria në detyrë  e Kosovës nuk e pranon vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që i dha të drejtë presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar për krijimin e ekzekutivit të ri Avdullah Hotin e LDK-së. Për qeverinë Kurti, vendimi në fjalë është “absurd”.

Gjykata Kushtetuese konstatoi në 28 maj, se presidenti i Kosovës nuk ka kryer shkelje, por zyrtarë qeveritarë, deklaruan përmes një deklarate për shtyp se kjo Gjykatë, “ka paraqitur në mënyrë të shtrembëruar përgjigjet e fituesit të zgjedhjeve”.

-----