Ballina Lajme nacionale Vetëvendosja i rikthehet protestave, Kurti lajmëron datën për mbështetësit

Vetëvendosja i rikthehet protestave, Kurti lajmëron datën për mbështetësit

48
SHPËRNDAJE

Kosova nuk pritet të gjejë qetësi. Pas rrëzimit të qeverisë së Albin Kurti dhe miratimit të qeverisë së re të Avdullah Hotit, Lëvizja Vetëvendosje pritet t’i rikthehet protestave.

Qëllimi i këtyre protestave është detyrimi i palëve për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Paralajmërimin për zhvillimin e protestës e ka njoftuar vetë kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili fton qytetarët të dalin në sheshin kryesor të Prishtinës më 12 qershor.

Një vendim i tillë Vetëvendosjes u mor gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e djeshme në kryesinë e kësaj partie, ku veç të tjerave kanë nisur edhe procesin e mbledhjes së firmave për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Postimi i plotë i Albin Kurtit

Tubim në Sheshin “Skënderbeu”, të premten me 12 qershor Në mbledhjen e sotme me Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! diskutuam për shumë çështje politike dhe organizative.

Nga data 10 qershor 2020 e deri më 17 qershor 2020 mbahet “Java e Lëvizjes”, organizim yni ky tradicional i përvitshëm me aktivitete të shumta. Në veçanti Qendrat tona shprehën gatishmërinë dhe interesimin që 21 vjetori i çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetori i VETËVENDOSJE!-s, të premten e ardhshme të 12 qershorit 2020, të shënohet me një tubim publik, duke e mbajtur distancën, në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Ndërkohë vazhdon mbledhja e nënshkrimeve të peticionit “Duam Zgjedhje!” anembanë Kosovës…