
Një bebe e cila u qëllua dy herë gjatë një sulmit terrorist në një maternitet në Afganistan, arriti që të shpëtojë mrekullisht nga vdekja.
Plumbat e kapën foshnjën në këmbë, pasi terroristë të dyshuar të ISIS-it u futën në maternitet dhe qëlluan me armë, duke vrarë 24 persona në Kabul.
Viktimat ishin nëna, mami, doktorë dhe foshnja.
Foshnja kishte vetëm tri orë që kishte lindur, e pavarësisht plagëve, ndodhet në gjendje të mirë.
Ajo i mbijetoi ndërhyrjes kirurgjikale dhe tani po rimerr veten.