
Udhëzuesit e përditësuar zyrtarë në Britaninë e Madhe e tregojnë se mjafton dhe një aktivitet mjaft i shkurtër fizik në ditë si vrapi nëpër shkallë për një ndikim jashtëzakonisht pozitiv mbi shëndetin tuaj.
Jeta sedentare po kthehet në një kërcënim gjithmonë e më të madh ndaj shëndetit, por jo të gjithë e kanë mundësinë t`i përkushtohen sic duhet stërvitjes fizike.
Kërkimet e fundit tregojnë se nuk na nevojë për sakrifica të mëdha: mjaftojnë disa minuta aktiviteti intensiv për të krijuar një efekt të barazvlefshëm me disa orë stërvitje, kështu, udhëzuesit tregojnë se një vrap i shpejtë nëpër shkallë mund të krahasohet për nga efektshmëria mbi organizmin me 150 minuta ushtrime të moderuara apo 75 minuta aktiviteti intensive tek të rriturit.