Ballina Sport Vetëm një merengues dhe debutim i talentit katalanas, Spanja zbulon listën anti-Kosovë

Vetëm një merengues dhe debutim i talentit katalanas, Spanja zbulon listën anti-Kosovë

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Trajneri i kombëtares së Spanjës, Luis Enrique ka publikuar sot listën me 24 lojtarët e ftuar për tre ndeshjet e para të eliminatoreve të Botërorit të vitit të ardhshëm në Katar.

Në këto tre ndeshje kampionët e Botës në vitin 2010 do të luajnë edhe ndaj Kosovës, përveç ndeshjeve me Gjeorgjinë dhe Greqinë.

Është një listë me shumë emra të rinj, që do mbajnë peshë të madhe në të ardhmen e përfaqësueses si Garcia, Pedri, Olmo, Torres etj.

Enrique gjithmonë ka surprizuar në zgjedhjet e tij dhe ajo që vihet re është fakti se vetëm një lojtar i Real Madrid është në listë dhe ai është kapiteni Ramos.

 

Gjithashtu në këto tre ndeshje do të ketë edhe një debutues. Pedri Gonzales, talent i Barcelonës do veshë për herë të parë fanellën e “Furisë së Kuqe”. Bie në sy edhe rikthimi i Jordi Alba. /abcneës.al

LISTA E TË FTUARVE TË ENRIQUE:
Portierë:
De Gea, Robert Sánchez, Unai Simón.
Mbrojtës: Pedro Porro, Eric García, Sergio Ramos, Diego Llorente, Iñigo Martínez, Jordi Alba, Gayá.
Mesfushorë: Busquets, Rodri, Thiago, Pedri, Marcos Llorente, Canales, Koke, Fabián.
Sulmues: Gerard Moreno, Ferran Torres, Oyarzabal, Morata, Bryan Gil, Dani Olmo. /abcnews.al

 

The post Vetëm një merengues dhe debutim i talentit katalanas, Spanja zbulon listën anti-Kosovë appeared first on Abc News.

---- ----
-----