Ballina Sport Vetëm firma ka mbetur, Neymari i ri është i Manchester City

Vetëm firma ka mbetur, Neymari i ri është i Manchester City

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Kayky, i cilësuar si Neymari i ri, do të bashkohet me Manchester City në qershor të vitit 2022. Ky është lajmi i raportuar nga eksperti i merkatos, Fabrizio Romano. Italiani shkruan se talenti i Fluminense do të transferohet në Angli.

Gjithccka ka mbetur te firma, pasi marrëveshja mes “Qytetarëve” dhe vetë lojtarit është arritur për kushtet e kontratës, që do të herë e vlefshme për 5 vite.

Kayky, vetëm 17 vjeç, po spikat në Brazil dhe Fluminense do të përfitojë menjëherë 10 milion euro nga transferimi te Manchester City.

Në marrëveshje do të ketë edhe bonuse dhe në rast rishitje klubi brazilian do të përfitojë përqindje. Kështu City siguron një talent që garon cilësi për të ardhmen. /abcnews.al

The post Vetëm firma ka mbetur, Neymari i ri është i Manchester City appeared first on Abc News.

---- ----
-----