
Tre studiues italianë kanë arritur të izolojnë koronavirusin e ri, një hap thelbësor në zhvillimin e terapive dhe vaksinave të mundshme. Shkencëtarja e re që sfidoi dhe mposhti laboratorët më me emër në Europë dhe Azi quhet Francesca Colavita.
30-vjeçarja punon me kohë të pjesshme në spitalin Spallanzani ne Romë. Skuadra e kërkuesve në laboratorin e virologjisë në spitalin Spallanzani të Romës ka izoluar koronavirusin në më pak se 48 orë.
Colavita është më e reja e grupit, Ajo punon me kohë të pjesshme në këtë spital dhe paguhej më pak se të gjithë, 1700 euro në muaj.