Ballina Lajme nacionale Veseli ‘thumbon’ LDK-në: N uk gjuajmë me karrike

Veseli ‘thumbon’ LDK-në: N uk gjuajmë me karrike

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Veseli duket se ka bërë një ‘thumbin’ për LDK-në.

Kryetari i PDK’së dhe njëherit edhe kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka marrë pjesë sot në një takim me strukturat e degës së PDK’së në Pejë.

Takimi është mbajtur në qendër të qytetit në parkun “Ibrahim Rugova”.
Ai në këtë takim ishte së bashku me kryetarin e ri të sapozgjedhur të degës së PDK’së ne Pejë, deputetin Xhavit Haliti.

“PDK çmon individin por nuk është në shërbim të individit. Ne jemi për Kosovën dhe interesat e saja nacionale. Peja ka kapacitete të jashtëzakonshme ndaj dhe kam ardhur sot dhe shpresoi se tek ju shumë shpejt do kompletohet edhe kryesia e re”, ka thënë Veseli ndër të tjera në këtë tubim.

Pastaj Veseli ka thumbuar Lidhjen Demokratike të Kosovës kur e kishte thirrur Halitin për të folur para të pranishmëve.

“Kryetar Haliti unë pas fjalës time, ju kërkoi këtu në mes të Pejës të hapni debat me qytetarë, jam i gatshëm, ne e dini pranojmë edhe kritikën dhe ne nuk jemi parti që gjuhemi me karrige”.

---- ----
-----