Ballina Lajme nacionale Veseli thotë se po bëhen gati për zgjedhje

Veseli thotë se po bëhen gati për zgjedhje

8
SHPËRNDAJE

Kadri Veseli thotë se po bëhet gati për zgjedhjet që do të mbahen së shpejti.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli po bëhet gati për zgjedhjet e reja, ai ka vazhduar mobilizimin e degëve dhe sot ka vizituar Ferizajn dhe Mitrovicën.

PDK njofton se Kryetari Veseli ka filluar mobilizimin për zgjedhjet nacionale.

“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot kryesitë e degëve të Ferizajt dhe Mitrovicës. Pas takimit që kishte mbrëmë me Këshillin Drejtues, Veseli po e vazhdon edhe sot mobilizimin me degë për zgjedhjet nacionale që pritet të mbahen së shpejti”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Veseli ka theksuar se ka mobilizim të jashtëzakonshëm në secilën degë.

”Zgjedhjet e brendshme, të cilat sapo i kemi përfunduar, ishin një fitore e madhe për Partinë Demokratike të Kosovës dhe një shpresë e re për konsolidimin e demokracisë në Kosovë. Na janë bashkuar mijëra të rinj e të reja, profesionistë e të ndershëm. Ne kemi ndërtuar një strukturë organizative të mahnitshme, anekënd Kosovës që është e gatshme të kontribuojë për të ardhmen e vendit, që të shtyjë proceset përpara”, theksoi Veseli.