Ballina Lajme nacionale Veseli thotë se ka një plan ekonomik, përmend edhe luftën kundër korrupsionit

Veseli thotë se ka një plan ekonomik, përmend edhe luftën kundër korrupsionit

6
SHPËRNDAJE

Të gjitha partitë tashmë kanë nisur fazën parazgjedhore.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se janë duke punuar në një plan ekonomik për Kosovën, i cili sipas tij do të filloj me luftën kundër korrupsionit.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka thënë se një ekonomi e zhvilluar mbështetet në sektorin privat, që sipas tij me gjithë vështirësitë po ia del të ketë sukses.

Kreu i Kuvendit po ashtu ka thënë se po punojnë në një plan ekonomik për Kosovën, i cili do të bëhet publik së shpejti dhe fillon me luftën kundër korrupsionit, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë:

Pasdite vizitova njërën prej fabrikave më të mëdha të tullave në Landovicë të Prizrenit, e cila ka të punësuar mbi 300 njerëz dhe eksporton jashtë Kosovës. Një ekonomi e zhvilluar mbështetet në sektorin privat, që me gjithë vështirësitë po ia del të ketë sukses.

E sigurova pronarin Refki Hoxha se do të angazhohem për të krijuar qasje dhe mundësi të barabarta duke luftuar korrupsionin, në mënyrë që bizneset si ky i tullave dhe bizneset tjera në Kosovë të kenë edhe më shumë suksese.

Ne po punojmë në një plan ekonomik për Kosovën, i cili do të bëhet publik së shpejti dhe fillon me luftën kundër korrupsionit.

-----