Ballina Lajme nacionale Veseli thotë se edukimi kundër korrupsionit,nxitë qytetarët për denoncimin e aferave korruptive

Veseli thotë se edukimi kundër korrupsionit,nxitë qytetarët për denoncimin e aferave korruptive

31
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Partitë politike janë në vrullinn më të madh të punës.

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka mbajtur një tubim edhe me banorë të Rogovës së Hasit.

Veseli ka thënë se Rogova e Hasit ishte gjithmonë pjesë e betejave të mëdha dhe do të jetë edhe pjesë e s luftës kundër korrupsionit, transmeton lajmi.net.

Një prej komponentëve të Planit Kundër Korrupsionit, ai ka thënë se është edhe edukimi kundër korrupsionit, me të cilin synohet të rritet vetëdija kolektive për dëmet që sjellë, por edhe ta stimulojmë adresimin e rasteve korruptive nga vetë qytetarët.

“Rogova e Hasit ishte gjithmonë pjesë e betejave tona të mëdha. Këtu e kishim një prej bazave më të mëdha të UÇK-së, me të cilën i krijuam shtigjet e luftës. Edhe 20 vjet pas jemi sërish bashkë, por këtë radhë në luftë kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Ne do ta çlirojmë shoqërinë tonë prej kësaj të keqeje të madhe, duke u dhënë më shumë autoritet vetë qytetarëve, të cilët do të jenë bashkëluftëtarët tanë kryesorë edhe në këtë betejë të re.

Një prej komponentëve të Planit Kundër Korrupsionit është edukimi kundër korrupsionit, me të cilin synojmë të rrisim vetëdijen kolektive për dëmet që sjellë, por edhe ta stimulojmë adresimin e rasteve korruptive nga vetë qytetarët”, ka shkruar Veseli

---- ----
----
----- ----
-----