Ballina Lajme nacionale Veseli thotë se duhet t’ia heqim UÇK-së njollën prej abuzimit me veteranët...

Veseli thotë se duhet t’ia heqim UÇK-së njollën prej abuzimit me veteranët e rremë

13
SHPËRNDAJE

Kadri Veseli ka përkujtuar dëshmorët e kombit.

Sot 21 vjet më rënë heroikisht dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bekim Berisha (Abeja), Xheladin Kurtaj, Agim Bajrami, Bedri Shala, Besnik Begunca, Elton Zherka e Përmet Vula.

Veseli në përkujtimin e tyre ka thënë se Kosova është arritur falë sakrificës së tyre, por nuk është akoma ajo që heronjtë e kanë ëndërruar.

Në nderim të kujtimit për ta, Veseli tha se UÇK-së duhet t’ia heqim njollën që i është vënë prej abuzimit me veteranët e rremë.

“Ua kemi borxh dëshmorëve që ta bëjmë më të mirën për UÇK-në dhe vendin tonë”, shkroi Veseli.

Ja postimi i tij i plotë:

Si sot 21 vjet më parë, në frontet e luftës së Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës kanë rëndë heroikisht: Bekim Berisha-Abeja, Xheladin Kurtaj, Agim Bajrami, Bedri Shala, Besnik Begunca, Elton Zherka dhe Përmet Vula.

Ne sot kemi arritur shumë falë sakrificës së tyre por Kosova nuk është akoma ajo që ata kanë ëndërruar.

Ende na ngelet shumë për të bërë që të përmbushim aspiratat e Abesë dhe të mijëra dëshmorëve të tjerë, që të kemi një Kosovë të zhvilluar me shumë mundësi për të rinjtë tanë.

Për të nderuar kujtimin e veprës së tyre, ne duhet t’ia heqim njollën që i është vënë luftës sonë çlirimtare prej abuzimit me veteranët e rremë. Ua kemi borxh dëshmoreve që të bëjmë më të mirën për UÇK-në dhe vendin tonë.

-----