Ballina Lajme nacionale Veseli rrëfehet se si qëndroi në shtëpinë e Ramush Haradinajt: aty mora...

Veseli rrëfehet se si qëndroi në shtëpinë e Ramush Haradinajt: aty mora nofkën “Luli”

87
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Rrëfehet për herë të parë Kadri Veseli.

Kryetari i PDK-së sonte ka qenë mysafir në emisionin N’Konak që transmetohet në RTV Dukagjini.

Në këtë emision, Veseli ka shpalosur si rrallë më parë detaje nga jeta e tij dhe proceset e rëndësishme të vendit, pjesë e të cilave ka qenë edhe vetë ai.

Gjatë kohës sa ishte i angazhuar në Lëvizjen Popullore të Kosovës, ka thënë se kishte lëvizur shumë nëpër tërë Kosovën për të mos rënë në duart e Serbisë.

Ai ka rrëfyer se gjatë vitit 1996 ka qëndruar shumë në Jabllanicë, konkretisht në shtëpinë e Lahi Ibrahimajt, nëna e të cilit, pra gjyshja e Ramush Haradinajt ishte kujdesur shumë për të.

“Kam qenë duke qëndruar në vitin 1996 në Jabllanicë, në shtëpinë e Lahi Ibrahimajt. Aty për neve është kujdesur shumë, si me na pas fëmijë të vet, Nëna Azë, nëna e Lahit, gjyshja e Ramushit. Lahi me ka lënë nofkën Luli, që sot edhe gruaja ime me thërret”, ka thënë Kadri Veseli.

---- ----
----
----- ----
-----