Ballina Lajme nacionale Veseli reagon kundër Vuçiqit, i bën thirrje Beogradit t’i ndalojë provokimet

Veseli reagon kundër Vuçiqit, i bën thirrje Beogradit t’i ndalojë provokimet

29
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kadri Veseli i është kundërpërgjur deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër të ardhshëm, Kadri Veseli, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave provokuese që sonte ka bërë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq pas një incidenti që ndodhi në urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë ku një i ri serb ka mbetur i lënduar.

Vuçiq pas therjes së 17-vjeçarit: E dija se hapja e Urës së Ibrit është e rrezikshme

Veseli vlerëson se deklaratat e Vuçiqit ka për synim cënimin e sigurisë së Kosovës dhe dëmtimin e stabilitetit rajonal, ndërsa i ka bërë thirrje Beogradit t’i ndalojë provokimet.

Reagimi i plotë i Veselit pa ndërhyrje:

Loja që Alekandër Vuçiç po luan, për interesa të tij të ngushta dhe për konsum të brendshëm politik, është në dëm të të bashkëqytetarëve tanë serb të Kosovës. Deklarata e tij e sotshme ka për synim cënimin e sigurisë së Kosovës dhe dëmtimin e stabilitetit rajonal. Prandaj, i bëj thirrje Beogradit, që të heqi dorë nga provokimet dhe të lërë bashkëqytetarët tanë serb rehat të lirë.

Nga ana tjetër, unë dënoj ashpër krimin ordiner të kryer sot dhe bëj thirrje ndaj organeve të zbatimit të ligjit që sa më shpejtë të zbardhin ngjarjen dhe të vendosin përpara drejtësisë përgjegjësit.

Shqiptarët dhe serbët nuk kanë probleme në Shtërpcë, Graçanicë, Novobërdë apo shumë vende të tjera ku jeton shumica dërrmuese e komunitetit serb në Kosovë. Problemet ekzistojnë vetëm aty ku Serbia ka interes që të shkaktojë konflikt.

Kosova është një shtet evropian demokratik, multi-etnik që garanton maksimumin e të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve jo-shumicë dhe kurrsesi nuk do të lejojë krijimin e mureve artificialë të ndarjes apo urrejtjes ndër-etnike. Me këtë rast i siguroj bashkëqytetarët tanë serb që Kosova është shteti i të gjithëve atyre që jetojnë këtu dhe do të kujdeset njësoj për të gjithë kudo ku banojnë.

---- ----
----
----- ----
-----