Ballina Lajme nacionale Veseli, polici i dyshuar për rastin ë 16-vjeçares nga Drenasi, është invalid...

Veseli, polici i dyshuar për rastin ë 16-vjeçares nga Drenasi, është invalid i rrejshëm

26
SHPËRNDAJE

Ka zhvillime të reja në rastin e policit Vesel Veselit.

Ish-polici hetues, Vesel Veseli, i dyshuar për keqpërdorim të vazhdueshëm për më shumë se një vit të një 16 vjeçareje nga Drenasi, ndodhet në listën e të dyshuarve si invalidë të rrejshëm të Policisë së Kosovës.

Insajderi ka siguruar listën e plotë të zyrtarëve policorë që mbajnë në mënyrë të dyshimtë edhe statusin e invalidit të luftës.

Bëhet fjalë për 185 zyrtarë të Policisë së Kosovës të cilët po hetohen nga Prokuroria dhe IPK-ja.

Në mesin e tyre ndodhet edhe emri i Vesel Veselit, që dyshohet se abuzoi me një nxënëse 16-vjeçare nga Drenasi.

Veseli ishte prangoset në muajin shkurt pasi dyshohej se kishte shfrytëzuar pozitën e tij duke abuzuar me vajzën deri kur ajo kishte mbetur shtatzënë, e më pas e kishte detyruar të abortonte.

Insajderi pati raportuar kohë më parë për rastin dhe kishte lajmëruar Prokurorinë e Shtetit.

Pasi u prangosje në muajin shkurt, Vesel Veseli u mbajt për tre muaj në paraburgim, para se të lirohej nga paraburgimi në muajin maj.

Tash e disa muaj është duke u mbrojtur në liri.

-----