Ballina Lajme nacionale Veseli në përurimin e fabrikës “Iso Term”: Zhbllokimi i 10 miliardë eurove...

Veseli në përurimin e fabrikës “Iso Term”: Zhbllokimi i 10 miliardë eurove do t’i japë hov të fuqishëm sektorit të ndërtimit

24
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në përurimin e fabrikës së re të stiroporit “Iso Term”, e cila ka thënë se është lajm i mirë për gjithë Kosovën.

Veseli ka thënë se me zbatimin e Planit Kundër Korrupsionit do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe në mirëqënien e qytetarëve. Ai ka thënë se në kuadër të këtij plani ka parashikuar edhe legalizimin e përshpejtuar të mbi 350 mijë ndërtimeve e banesave pa leje, që nuk prekin pronat apo interesin publik.

Ky është statusi i plotë i Veselit:

Dje e përuruam fabrikën e re moderne të stiroporit “Iso Term” në Suharekë, e cila do të ndikojë në rritjen e cilësisë së banesave për qytetarëve tanë. Ndërtimi i fabrikave të reja si kjo është lajm shumë i mirë për gjithë Kosovën, sepse investimi në sektorin e prodhimit krijon punësim dhe rritje të qëndrueshme të ekonomisë.

Unë besoj se zbatimi i Planit Kundër Korrupsionit do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe në mirëqënien e qytetarëve. Në kuadër të këtij plani, kam parashikuar edhe legalizimin e përshpejtuar të mbi 350 mijë ndërtimeve e banesave pa leje, që nuk prekin pronat apo interesin publik. Për ta përshpejtuar këtë proces do të ndërtoj një agjenci të specializuar, e cila do t’i ofrojë të gjitha shërbimet në një vend për ta përmbyllur këtë proces brenda 2 vjetësh, me vetëm 1 euro për metër katror.

Kjo nismë do të zhbllokojë rreth 10 miliardë euro kapital, duke i futur ato në qarkullim të ekonomisë sonë dhe do t’i japë fund informalitetit me patundshmëri. Këto dy efekte do t’i japin një hov të fuqishëm sektorit të ndërtimit, i cili tashmë zë 15% të Bruto Produktit Vendor dhe ofron rreth 20% të punësimit në Kosovë. Shumë kompani që merren me ndërtime do të përfitojnë, përfshirë këtu edhe kompaninë “Iso Term”, e cila dje nisi një sukses të ri.

---- ----
----
----- ----
-----