Ballina Lajme nacionale Veseli: Kosova në zgjedhje pas 12 muajve, ju tregoj përse

Veseli: Kosova në zgjedhje pas 12 muajve, ju tregoj përse

104
SHPËRNDAJE

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, mendon se Kosova do të shkojë në zgjedhje brenda 12 muajve.

Ai shton se kjo do të ndodhë në momentin kur të përfundojë pandemia.

“Unë ju them sonte këtu që nuk mund të kalojnë 12 muaj pa pasur zgjedhje. Unë do të jem i pari që do kërkoj zgjedhje në momentin e parë që Kosova nuk do të jetë më e rrezikuar nga COVID-19”, tha kryetari i PDK-së në Klan Kosova.

Ai tregon edhe arsyen pse qeveria e Hotit do të dështojë dhe vendi do të detyrohet të shkojë në zgjedhje.

“Partia Demokratike qëndron shumë mirë por kjo nuk është arsyeja e vetme që do të shkojmë në zgjedhje. Në zgjedhje do të shkojmë për qytetarët dhe kjo do të ndodhë brenda një viti.”.

Ai ka theksuar se do të përpiqet të punojë shumë që kjo të arrihet.

-----