Ballina Lajme nacionale Veseli e vlerëson punën e të rinjëve në partinë e tij, ka...

Veseli e vlerëson punën e të rinjëve në partinë e tij, ka premtime për ta

13
SHPËRNDAJE

Kadri Veseli, po vazhon të i takojë të rinjtë e partisë së tij nëpër qytete të ndryshme.

Në vazhdën e aktiviteteve dhe takimeve me të rinjtë, kryeparlamentari dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli sot ka qëndruar në Kaçanik e Ferizaj.

Ai atje ka takuar aktivistët e Rinisë Demokratike të cilëve u ka shprehur mirënjohje për punën e tyre.

Gjithashtu, Veseli iu ka premtuar vend dhe rol brenda partisë, e gjithashtu ai u ka siguruar se në udhëheqjen e tij do të kenë hapësirë dhe mundësi në nivel vendi.

“Vetëm një luftë e pakompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit do të bëjë të mundur që të rinjtë tanë të qëndrojnë e ndërtojnë të ardhmen në Kosovë”, ka shkruar Veseli.

Ky është postimi i tij i plotë:

Vetëm një luftë e pakompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit do të bëjë të mundur që të rinjtë tanë të qëndrojnë e ndërtojnë të ardhmen në Kosovë. Sonte vazhdova takimet me aktivistët e Rinisë Demokratike në Kaçanik dhe Ferizaj, të cilëve u shpreha mirënjohje për punën e shkëlqyer organizative që janë duke bërë.

Gjithashtu iu premtova se sikurse i kam siguruar rinisë vendin dhe rolin që i takon brenda partisë, si Kryeministër kam për të siguruar edhe hapësirën dhe mundësitë që rinia meriton brenda vendit.

-----