Ballina Lajme nacionale Veseli bën këtë paralajmërim për largimin e mashtruesve nga lista e veteranëve...

Veseli bën këtë paralajmërim për largimin e mashtruesve nga lista e veteranëve të UÇK-së

135
SHPËRNDAJE

Tema për fryerjen e listave të veteranëve vazhdon ende të diskutohet.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se do të krijohet një Komision Hetimor Paralemntar për të hetuar keqpërdorimet e listave të veteranëve të luftës.

Ai ka thënë se do të verifikohet një për një dhe secili mashtrues do të hiqet nga listat.

“Buxheti s’do të dëmohet më me dhjetëra miliona euro. Nuk duhet t’ju jepen më mashtruesve”, ka thënë Veseli.

“Nëse vazhdon ky trend mashtrues dëmi më i madh do t’i bëhet veteranëve të vërtetë”, ka thënë ai.

“Komisioni Hetimor Parlamentar duhet të sigurojë që mashtruesit të hiqen nga lista”, ka thënë ai.

“Raporti final i këtij komisioni do të bëhet publik. Do të jetë në dispozicion të publikut dhe institucioneve të drejtësisë. Krahas komisionit do të iniciojmë edhe ndryshimet e duhura në ligjin për veteranët me praktikat me të mira”, ka thënë ai.

-----