Ballina Lajme nacionale Veseli bën homazhe tek varri i ish-kryeministrit Bajram Rexhepi

Veseli bën homazhe tek varri i ish-kryeministrit Bajram Rexhepi

15
SHPËRNDAJE

So u bënë dy vite që kur u nda nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka bërë homazhe në dyvjetorin e vdekjes te varri i Bajram Rexhepit, kryeministrit të parë të Kosovës së lirë.

“Ish-kryeministri Bajram Rexhepi u largua herët nga kjo jetë, duke lënë pas shëmbëlltyrën e një intelektuali dhe politikani modern, që gjithë jetën punoi për ta nderuar emrin e Kosovës dhe Mitrovicës”, thuhet në një postim në faqen e PDK-së.

-----