Ballina Lajme nacionale Veseli: Bashkë me policinë do ta luftojmë korrupsionin, për ta fuqizuar Kosovën

Veseli: Bashkë me policinë do ta luftojmë korrupsionin, për ta fuqizuar Kosovën

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Veseli thotë se bashkë me policinë do ta luftojmë korrupsionin, për ta fuqizuar Kosovën.

Kadri Veseli, në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës ka thënë se rendi dhe siguria në Kosovë janë në nivelet më të larta, falë përkushtimit të burrave e grave që bartin uniformën e Policisë së Kosovës.

Kreu i Kuvendit tha se Policia dhe Ushtria e Kosovës janë institucionet më profesionale dhe më të pakorruptuara në rajon.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Janë mijëra gra e burra që pareshtur, ditë e natë, kujdesen për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve. Uniforma e Policisë së Kosovës që dy dekada është uniformë që e nderon vendin tonë. Përkushtimi, profesionalizmi dhe sakrifica e madhe ishin gjithmonë standarde që e veçuan Policinë e Kosovës.

Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit për të cilën ranë në krye të detyrës dhjetëra policë është luftë për ta fuqizuar shtetin e së drejtës dhe për t’i hapur rrugë zhvillimit ekonomik. Roli i policisë në këtë drejtim është primar. Liria dhe siguria nuk bëjnë pa njëra-tjetrën dhe zhvillimi ekonomik u jep kuptim të dyjave. Ky është vizioni ynë për të ecur përpara.

---- ---- ----
-----